Telegrafi

Moti në dy ditët e ardhshme

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e bërë nga IHK thuhet se do të ketë vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s./Telegrafi/