Telegrafi

Moti i ligë në Prishtinë, Përparim Rama del me apel për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një apel për qytetarët e Prishtinës pasi kryeqyteti pasditen e sotme është përfshirë nga moti i ligë.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë bërë që në shumë rrugë të kryeqytetit të vështirësohet qarkullimi, si pasojë e ujit të grumbulluar. Ndërsa, erërat kanë rrëzuar edhe disa drunj në qytet.

Era e fortë ka rrëzuar edhe kulmin e një objekti në Bregu i Diellit.

Si pasojë e situatës së krijuar ka reaguar kryetari i Prishtinës i cili ka apeluar te qytetarët që të reduktojnë lëvizjet.

Lexo po ashtu Erërat e fuqishme rrëzojnë drunjtë në Prishtinë

“Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se ekipet emergjente janë në terren dhe në gatishmëri t’u dalin në ndihmë qytetarëve. /Telegrafi/