Telegrafi

Motër e vëlla në duet, Alban dhe Beatrix Ramosaj publikojnë këngën e parë së bashku

Këngëtarët Alban dhe Beatrix Ramosaj janë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Motër e vëlla e kanë nisur shumë të rinj karrierën e tyre drejt muzikës, por kurrë nuk kemi pasur rastin t’i shohim në një duet.

E ky moment duket se ka ardhur, kjo pasi dyshja kanë sjellë për herë të parë së bashku një këngë të titulluar “Get High”.

Kënga flet për marihuanën, e kthyer tashmë në një trend tek këngët e estradës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Get High” nuk është realizuar ende me klip, dhe vjen për publikun në YouTube vetëm në versionin audio.

Albani ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me prurje të reja në muzikë.

Ndërkohë, Beatrix ka shënuar paksa një ‘rikthim’ në muzikë me këtë projekt, pasi ka qenë më rrallë aktive në aspektin e prurjeve të reja. /Telegrafi/