Telegrafi

“Motër e vëlla”, kënga më e re nga Meda dhe Vjollca Haxhiu

Këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu janë bërë të njohur tashmë për duetet e tyre.

“Motër e vëlla” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Fatmir Muja, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Virusi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur BUG Production.

Dyshja në fjalë kanë qenë shumë të angazhuar gjatë verës me prurje të reja muzikore, koncerte e mbrëmje të ndryshme.

Media ditë më parë u bë i përfolur në media edhe për një sulm kibernetik, që iu bë Instagramit të tij.

Megjithatë, duket se këto sfida nuk po e ndalojnë këngëtarin që të jetë produktiv në muzikë. /Telegrafi/