Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/