Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në momente të caktuara mund të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.
Temperaturat shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C. /Telegrafi/