Site icon Telegrafi

Mot i vranët dhe me riga shiu

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë pritet të ketë mot relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Sipas IHMK-së sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë. /Telegrafi/

Exit mobile version