Telegrafi

Mot i ndryshueshëm, diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Foto: Arkiv

Diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh me intervale të shkurta kohore do ta shoqërojnë vendin tonë, ndërsa në disa vende mund të ketë edhe breshër.

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe me intervale të kohëpaskohshme të diellit, të cilat do të përcillen me reshje shiu si dhe shkarkime rrufesh.

Sipas tij, në disa vende të izoluara paraqitet edhe rrezik për breshër.

Aliu tregoi se temperaturat minimale do të jenë nga 14 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

“Sot do të kemi mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të përcillen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, vende-vende të izoluara paraqitet rrezik për breshër. Temperaturat minimale kanë lëvizur nga 14 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius. Kurse maksimalet do të arrijnë nga 27 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius”, ka thënë Aliu.

Siç u shpreh ai, shtypja atmosferike është 1.016 milibare, ndërsa lagështia relative e ajrit është 58 për qind dhe dukshmëria mbi 20 km.

“Po frynë erë nga ana e jug-perëndimit dhe veri-perëndimit, shpejtësia e të cilit do të arrij nga 1-8 m/s”, tha ndër të tjera për Telegrafin, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/