Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:35. Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se deri tek vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me pushtetet e rrugës.
“Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё në vendin e ngjarjes dhe kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/