Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey, tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e tyre shumë të ndryshme të veshjeve gjatë një daljeje në New York.
Dyshja ndezën debatin në internet për zgjedhjet e tyre, me modelen që dukej sikur ishte drejtuar për të parakaluar në tepihun e kuq me një fustan të kuq të guximshëm, ndërsa këngëtari zgjodhi veshje shumë të rastësishme dhe sandale të verdha.
Hailey tregoi këmbët e saj të gjata me një fustan mini të kuq të cilin e përshtati me taka dhe një çantë të kuqe.
Justin Bieber and Hailey Bieber arrive at Krispy Kreme in Times Square in New York City. pic.twitter.com/07dx6YQX9f
— @22metgala (@22metgala) August 28, 2023
Justin zgjodhi një pamje shumë më të relaksuar, i veshur me një xhup ngjyrë hiri dhe kapelë në kokë, me pantallona të shkurtra të të njëjtës ngjyrë dhe sandale.
Fansat e çiftit të martuar në vitin 2018, filluan të diskutojnë për zgjedhjet e tyre të ndryshme të stilit, duke bërë shaka se ata “nuk ishin veshur kurrë për të njëjtën ngjarje”. /Telegrafi/