Telegrafi

Mosmarrëveshje rreth ujitjes së një livadhi, sulmohet një mashkull

Policia e Kosovës njofton se në lagjen Miroc, Junik, viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth ujitjes së një livadhi ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.

Sipas raportit policor viktima ka pësuar lëndime trupore.

Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/