Telegrafi

Mosmarrëveshje rreth një kontrate prone në Prishtinë, i dyshuari kërcënon me vrasje dhe i kërkon 100 mijë euro viktimës

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të detyrimit që ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje rreth një kontrate prone, përmes telefonit një person është kanosur me vrasje dhe me detyrim duke i kërkuar 100 mijë euro nga një i dyshuar.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i policisë:

DETYRIM

Prishtinë 05.12.2022 – 17:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontrate prone, përmes telefoni është kanosur me vrasje  dhe me detyrim duke i kërkuar një shumë parash prej 100 mijë € nga një i dyshuar mashkull. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/