Dy persona janë sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar në fshatin Llugë të Lipjanit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:53.
“Fshati Llugë, Lipjan 26.06.2023 – 12:53. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime për shkak se ishin sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë“, thuhet në raportin policor.
Dyshohet se deri te lëndimi kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh.
“Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin“, thuhet tutje.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë sekuestruar tri thika.
Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/