Policia e Kosovës bëri të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes dy vëllezërve, njëri i moshës së mitur, ky i fundit ka pranuar se i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt, të mërkurën në ora 22:00.
Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet relevante policore. Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim