Moskryerja e obligimeve ndaj shtetit nga ana e këngëtarëve kosovarë, shumë shpesh ka qenë temë diskutimi nëpër media të ndryshme.
Ani pse ka prej tyre që janë të kujdesshëm sa u përket tatimeve, një pjesë e tjetër i ka ikur vazhdimisht këtij obligimi, madje disa edhe i kanë fshehur të ardhurat. Mirëpo, Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar të tregohet e pamëshirshme ndaj tyre.
ATK-ja tanimë ka filluar intervistimin e shumë personazheve publike të estradës, ku përveç këngëtarëve, bëjnë pjesë edhe tekstshkrues e pronarë të diskotekave dhe priten të shqiptohen dënime të mëdha për fshehjen e të hyrave.
Emisioni Express në KTV ka mësuar se janë duke u intervistuar disa nga emrat më të njohur të estradës në Kosovë, dhe që disa prej tyre veçse janë dënuar, e kanë pranuar fajin dhe janë duke i kryer pagesat.