Forcat ruse janë duke e paguar me kosto të lartë avancimin e tyre në disa rajone. Aty përfshihet personeli ushtarak por edhe makineria luftarake, shkruan Newsweek.
Sipas të dhënave më të fundit nga Kievi, ushtria ruse ka humbur numrin më të madh të ushtarëve brenda 24 orëve të fundit që nga fillimi i luftës, duke përfshirë edhe humbjen e luftanijes, transmeton Telegrafi.
Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit Rusia ka humbur 1.250 ushtarë, duke shkuar numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë gjatë dy viteve luftë në 420.270.
Në këto humbje janë përfshirë edhe 21 tanke, 40 mjete tjera të blinduara, 50 sisteme artilerike dhe sisteme raketore MLRS.
Ukrainasit pretendojnë se në 24 orët e fundit, rusët kanë humbur edhe 58 dronë, 56 vetura civile dhe cisterna.
Sulmi me dron mbi anijen patrulluese Sergey Kotov në afërsi të Kerçit, bëri që kjo anije të shkatërrohet dhe fundoset, duke i shkaktuar humbje tjera flotës ruse në Detin e Zi.
Me shkatërrimin e kësaj anije, numri i përgjithshëm i anijeve të shkatërruara nga fillimi i luftës ka shkuar në 241. /Telegrafi/