Ministria ruse e Mbrojtjes sot njoftoi se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit, që e kishin pushtuar nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Madje tentuan të shtiren si njerëz “të vullnetit të mirë”, duke pretenduar se po e bëjnë për t’i hapur rrugë korridoreve humanitare dhe eksportimit të drithërave të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Por ushtria ukrainase po e jep një version tjetër, që duket se rusët nuk deshën që të bëhet publik. Në fakt një operacion ushtarak i Kievit bëri që rusët të tërhiqen.
E për ta dëshmuar këtë, ata publikuan edhe video të këtij sulmi si me dronët Bayraktar ashtu dhe me artileri të rëndë.
Në videon e publikuar nga shtati i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shihen dronët dhe artileria duke goditur me precizitet mbi mjetet ushtarake të ushtrisë ruse.
Ndryshe rusët në fillim të marsit e patën marrë nën kontroll këtë ishull që konsiderohet si pikë e rëndësishme strategjike, që kur flota e Moskës rrethoi këtë hapësirë dhe në ujëra hodhi mina kundër anijeve. /Telegrafi/