Telegrafi

Moska pretendon se një dron goditi rafinerinë e naftës brenda territorit rus

Një rafineri e naftës ka shpërthyer sot në jug të Rusisë, thellë brenda territorit rus në rajonin Orlesko, pasi dyshohet se është kryer një sulm me dron.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur si rezultat i sulmit – që ndodhi 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

E nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainës, rafineritë e naftës në jug të Rusisë kanë qenë cak i sulmeve me fluturake pa pilot, ku autoritetet ruse kanë akuzuar për to ushtrinë ukrainase.

Këto sulme kishin për objektiv objektet në afërsi të kufirit, në rajonet përgjatë kufirit me Ukrainës.

Deri më tani sipas autoriteteve lokale në Orelsk nuk raportohet për viktima, ndërsa ukrainasit nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve të rusëve. /Telegrafi/