Telegrafi

Moska pranon se ka kryer një sulm masiv në infrastrukturën energjetike ukrainase

Rusia ka njoftuar se ka kryer një sulm masiv në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte përdorur armë me precizion të lartë për të shuar furnizimet me energji në disa rajone të Ukrainës, raporton skynews.

Ai pretendoi se sulmet kishin ndërprerë prodhimin dhe riparimin e pajisjeve ushtarake si dhe lëvizjen e trupave rezervë.

Ukraina dje pretendoi se kishte rrëzuar 54 nga 69 raketat e lëshuara nga Rusia në mëngjes herët – por të paktën katër persona u vranë.

Të enjten, 90 për qind e njerëzve në qytetin perëndimor të Lviv-it dhe 40 për qind e atyre në Kiev janë pa energji elektrike.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta në infrastrukturë. /Telegrafi/