Ministria e Mbrojtes në Moskë thotë se një aeroplan luftarak rus bombardoi aksidentalisht qytetin rust të Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën.
Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.
Dy gra u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan, tha ai.
Një aeroplan luftarak-bombardues Su-34 shkarkoi aksidentalisht mjete aeroplani, tha ministria.
Several versions of the explosion in #Belgorod are spreading on the Internet
– KAB (aerial bomb), which was launched by Russians on Kharkiv, did not reach Ukraine.
– The Ukrainian Armed Forces fired a tactical missile or a drone with explosives on board.Authorities in the… pic.twitter.com/eEFQt6xa5Z
— NEXTA (@nexta_tv) April 20, 2023
Incidenti ndodhi në orën 22:15 me kohën lokale të enjten, thane agjencitë ruse të lajmeve. Një hetim është duke u zhvilluar.
Imazhet dhe video në rrjetet sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi derisa një imazh tjetër duket se po tregonte një makinë në çatinë e një ndërtese. /Telegrafi/