Telegrafi

I moshuari, që vdiq dje në Klinikën Infektive nuk ishte i prekur me coronavirus

Gjatë ditë së djeshme një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut vdiq në Klinikën Infektive të QKUK, nuk ka vdekur nga COVID-19, siç dyshohej.

I moshuari, i cili ishte i dyshuar për coronavirus, pas testimeve të kryera rezultoi negativ.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.

“Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”, tha ajo për Klan Kosova.

Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.

Lexo po ashtu Vdes një pacient gjysmë ore pasi ishte shtrirë në Infektive, në pritje të rezultateve nëse ishte me COVID-19

“36 persona të prekur me COVID-19 janë në trajtim në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi duke u menaxhuar nëpër reparte ndërsa vetëm një rast është në mjekimin intenviz. Sot edhe një person lirohet si i shëruar”, deklaroi Ajazaj-Berisha.