Gjatë një vizite të kryeministrit Albin Kurti në Komunën e Istogut, një i moshuar nuk nguroi t’i shprehë shqetësimet e tij për pensionet e ulëta.
Ai kujtoi Kurtit vështirësitë me të cilat përballen pensionistët në Kosovë.
“Rroga e pensionerëve është rrit pak. Çka me ba me 100 euro, një deputet i yti i ka 2 mijë euro. Me pas pak kujdes për shtresën tonë”, tha i moshuari.
Në anën tjetër Kurti, mbeti i heshtur para kësaj situate.