Telegrafi

Mosha vetëm numër për Ronaldon – shifrat e tij pas moshës 30 vjeçare janë të frikshme

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka mbushur sot 35 vjet, por mbetet ndër më të mirët në futboll.

Zakonisht futbollistët pasi i mbushin 30 vjet, fillojnë të kenë rënie në karrierë, por kjo nuk ka rezultuar e njëjtë për Ronaldon.

Ai vetëm në këtë fillim vitit ka gjetur portën 10 herë në gjashtë ndeshje të Serie A. Me këtë ritëm, pritet që ai të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

Cristiano Ronaldo. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Futbol Bible” i ka nxjerr statistikat e golave të tij pasi portugezi i mbushi 30 vjet. Viti me më pak gola është ky i fundit, ku gjeti rrjetën 43 herë.

Ju mund të shikoni statistikat e plota më poshtë për të parë saktësisht se si Ronaldo po dëshmon se mosha me të vërtetë është vetëm një numër për të.

 

Ai edhe pse në këtë moshë vazhdon të jetë një nga lojtarët më të mirë që i ka parë bota e futbollit. /Telegrafi/