Site icon Telegrafi

“Mos u gëzo, Amerikë!”, thotë ISIS – gjatë shpalljes së pasardhësit të Abu Bakr al-Baghdadit

Gjatë konfirmimit të vdekjes së Abu Bakr al-Baghdadi, grupi terrorist ISIS ka shpallur edhe shefin e ri të organizatës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

Siç shkruante AlJazeera, deklarata shtatë minutëshe e ISIS nuk jepte detaje të tjera në lidhje me drejtuesin e ri dhe nuk ishte menjëherë e qartë se kujt i referohej emri.

Lexo po ashtu Vrasja e Abu Bakr al-Baghdadit, një informator do të merr 25 milionë dollarë – tregohet pse e tradhtoi liderin e ISIS-it

ISIL zakonisht identifikon udhëheqësit e tij duke përdorur “noms de guerre” (një emër i supozuar nën të cilin një person angazhohet në luftime ose ndonjë veprimtari ose ndërmarrje tjetër) që i referohen përkatësisë fisnore dhe prejardhjes së tyre. Ata emra shpesh ndryshojnë.

Në mesazh, siç është thënë tutje, i është bërë thirrje pasuesve të grupit të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri, titulli i të cilit tregon se ai pretendon prejardhje nga fisi i Profetit Muhamed, që shihet si një parakusht për t’u bërë Kalif.

Lexo po ashtu Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë

Përveç al-Baghdadit, deklarata ka konfirmuar edhe vdekjen e Abu al-Hassan al-Muhajir, zëdhënësi i grupit dhe një ndihmës i afërt i al-Baghdadit.

Al-Muhajir u vra në një operacion të përbashkët amerikan me forcat kurde në qytetin verior sirian të Jarablus disa orë pas vdekjes së al-Bagdadit.

Megjithatë, në një adresim audio, shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, audio gjithashtu iu drejtua Shteteve të Bashkuara, duke thënë: “Mos u gëzo Amerikë! (Udhëheqësi) i ri i zgjedhur do t’ju bëjë të harroni tmerrin që keni parë … dhe t’i bëni të shijshme arritjet e ditëve të Bagdadit”.

Lexo po ashtu Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Ndryshe, vdekja e al-Baghdadit u njoftua për herë të parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump të dielën, pas një sulmi gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Barisha, një fshat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.

Trump tha se shefi i ISIS-it shpërtheu një jelek vetëvrasës pasi u fut në një tunel të ngordhur nën një kompleks. /Telegrafi/

Exit mobile version