Telegrafi

“Mos i tregoni Haalandit”, Rodri e thotë emrin e lojtarit që e meriton ta fitojë Topin e Artë

Rodri ka dhënë emrin e fituesit të tij për Topin e Artë.

Derisa po parakalonte në tapetin e kuq, mesfushori i Manchester Cityt u pyet se kush do ta fitonte çmimin më të madh individual për një lojtarë, derisa e tha emrin e Lionel Messit.

“Kush e meriton të fitojë Topin e Artë ?”, u pyet Rodri nga gazetari i France Football.

Lexo po ashtu "Askush nuk e kujton më Kupën e Botës", gazetari që thotë se është tifoz i Barcelonës dëshiron që Bellingham ta fitojë Topin e Artë

” Messi. Mos i tregoni Erling (Haalandit)”, u përgjigj mesfushori i Manchester City duke qeshur.

Vetë spanjolli është një kandidat i denjë për Topin e Artë këtë herë. Megjithatë, ai pritet të përfundojë vetëm në vendin e 5-të në renditjen përfundimtare.

Së bashku me Haaland, Rodri fitoi tripletën me Citizens dhe kontribuoi shumë në suksesin e Pep Guardiolës sezonin e kaluar. /Telegrafi/