Rodri ka dhënë emrin e fituesit të tij për Topin e Artë.
Derisa po parakalonte në tapetin e kuq, mesfushori i Manchester Cityt u pyet se kush do ta fitonte çmimin më të madh individual për një lojtarë, derisa e tha emrin e Lionel Messit.
“Kush e meriton të fitojë Topin e Artë ?”, u pyet Rodri nga gazetari i France Football.
” Messi. Mos i tregoni Erling (Haalandit)”, u përgjigj mesfushori i Manchester City duke qeshur.
Vetë spanjolli është një kandidat i denjë për Topin e Artë këtë herë. Megjithatë, ai pritet të përfundojë vetëm në vendin e 5-të në renditjen përfundimtare.
Së bashku me Haaland, Rodri fitoi tripletën me Citizens dhe kontribuoi shumë në suksesin e Pep Guardiolës sezonin e kaluar. /Telegrafi/