Dhimbja e barkut, të përzierat dhe madje edhe dhimbja e kokës mund të jenë jashtëzakonisht të pakëndshme kur e teprojmë me ushqim, por kjo nuk duhet të jetë shkak për shqetësim.
Për fat të mirë, ka shumë veprime që mund të ndërmerrni për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë sa më shpejt të jetë e mundur.
Relaksohuni
Mos u shqetësoni. Një vakt shumë i madh nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Për më tepër, ndjenja e tepruar e fajit për shprehitë e të ngrënit mund t’ju bëjë ta shmangni ushqimin. Në vend të kësaj, vendosni se çfarë do të bëni ndryshe herën tjetër kur të hani.
Bëni një shëtitje
Një shëtitje e lehtë do të ndihmojë në stimulimin e tretjes dhe balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ose bëni një shëtitje të qetë me biçikletë, por mos e teproni. Ushtrimet e forta mund ta nxisin qarkullimin e gjakut drejt këmbëve tuaja në vend të stomakut, gjë që mund ta ngadalësojë tretjen.
Pini ujë
Pirja e ujit është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar dhimbjet e barkut. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet t’i pini dy litra ujë në të njëjtën kohë. Mjafton të pini një gotë ujë pas ngrënies së tepërt. Uji do ta ndihmojë organizmin të heqë qafe kripën e tepërt që ndoshta keni marrë nga vakti juaj, dhe gjithashtu mund ta parandalojë kapsllëkun.
Mos u shtrini menjëherë
Kur shtriheni me stomakun plot, ushqimi mund të kthehet lart. Kjo mund ta ngadalësojë tretjen dhe ta përkeqësojë refluksin acidik. Shtrirja do të duhet të presë derisa ushqimi të shkojë poshtë.
Hiqni dorë nga uji mineral
Nëse tashmë e keni tepruar, pijet e gazuara mund të mos jenë ide e mirë. Kur i pini, ju gëlltisni gaz që mund ta mbushë sistemin e tretjes. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të fryrë. Ju gromësini një pjesë të tij dhe pjesa tjetër lëviz nëpër sistemin e tretjes derisa ta nxirrni atë si gaz. /Telegrafi/