Site icon Telegrafi

“Mos harro dritat në fund” – vijnë dronët e parë për Metin, Santianën e Besin në BBVK 2

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë pranuar një mori dronësh gjatë ditës së sotme (e martë).

Dronët gjegjësisht ishin për tre banorë në shtëpi: Santiana Malokun, Meti Alshiqin dhe Besart Zenelin.

Droni për Santianën erdhi nga i dashuri i saj ku shkruhej në gjuhën angleze “One and Only” që në shqip i bie “Një dhe e Vetmja”.

Ajo u emocinua tejet shumë dhe ia shprehu menjëherë dashurinë nga shtëpia partnerit të saj.

Ndërkohë, droni për Metin thoshte: “Meti, oo kampion. Mos harro dritat në fund”.

Lexo po ashtu Meti Alshiqi e lavdëron vazhdimisht veten: Asnjëherë nuk kam dalë jashtë kontrollit, jam tërë kohën në aksion

E për aktorin shqiptar shkruhej: “Besi të duam” – bashkangjitur një portokall.

Secila prej tyre u shprehën të lumtur pasi mund të jetë nga miqtë e ngushtë e familja.

Këta duket se janë dronët e parë që janë futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/


Exit mobile version