Telegrafi

“Mos e krahasoni me Pogban, vetëm Kroos dhe Busquets më të mirë se Kondogbia”

Vëllai i Geoffrey Kondogbias, Evans, gjatë një interviste për So Foot ka folur për aventurën e mesfushorit francez te Interi.

Ai ka thënë se nuk duhet krahasuar atë me Paul Pogban dhe se Kondogbia është vetëm pas Toni Kroosit dhe Sergio Busquetsit.

Lexo po ashtu Kjo ishte fyerja që Perisic i bëri Rizzolit para kartonit të kuq (Video)

“Është një gabim të krahasohet me Pogban? Po, janë dy lojtarë me profile të ndryshme. Por, unë nuk mund të telefonoj të gjithë gazetarët e sportit t’ua shpjegoj këtë”.

“Te Interi kur shikon statistikat e tij të driblimit, pasimeve, topave të rikuperuar, atëherë uroj që të gjithë lojtarët të bëjnë keq si ai. Pogba është më i miri në botë në rolin e tij, por Geoffrey është menjëherë pas Kroos e Busquets”, ka thënë Evans Kondogbia.

Francezi te Interi këtë sezon ka vetë një asistim. /Telegrafi/