Telegrafi

“Mos bëj lojëra me topin se do të bëjë për spital”, Makelele zbulon kërcënimin që i bëri Ronaldinhos

Claude Makelele për disa vite ka qenë njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë.

Ish-reprezentuesi francez ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Olympique Marseille, Real Madrid, Chelsea dhe Paris Saint Germain.

Makelele ka pasur për detyrë nga trajnerët e tij që të kujdeseshin për lojtarët më të mirë të skuadrave kundërshtare.

Ronaldinho përballë Claude Makelele. (Foto: Phil Cole/Getty Images/Guliver)

Tani në moshën 46-vjeçare francezi ka zbuluar një prapaskenë mjaftë interesante në ndeshjen Chelsea – Barcelona ku kishte përballë njërin nga futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, brazilianin Ronaldinho.

“Ronaldinho është i ngjashëm me Zidanen që kam luajtur me të, një artist me topin”.

“Në një ndeshje mes Chelseat dhe Barcelonës, ai e morri topin e ndali dhe filloi t’i bënte ato lojërat e tij”.

“Në atë moment i thashë: Nëse vazhdon me këto lojëra si në Play Station atëherë do të bëjë për spital”, deklaroi Makelele.

Claude Makelele gjatë një debati me brazilianin Ronaldinho. (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas këtyre fjalëve të francezit, Ronaldinho ia kishte dhënë topin atij dhe i kishte kërkuar falje.

Ajo ndeshje e zhvilluar në vitin 2006 i kishte takuar Barcelonës me rezultat 1-2, falë një autogoli nga John Terry dhe një goli tjetër nga Samuel Eto’o. /Telegrafi/