Telegrafi

Moriba ka marrëveshje personale me RB Leipzig, Barcelona ende shpreson në një kontratë të re

Ilaix Moriba ka arritur marrëveshje personale me skuadrën gjermane RB Leipzig.

Mesfushori i talentuar është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe deri më tani nuk ka rinovuar atë.

Barcelona i ka ofruar kontratë të re talentit, por ai ka refuzuar një gjë të tillë pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruar.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Moriba prej javësh ka një marrëveshje personale me skuadrën gjermane RB Leipzig, ku është pajtuar për të nënshkruar për pesë vite.

Gjithsesi marrëveshja mes palëve është që Moriba t’i bashkohet ekipit gjerman në verën e vitit 2022, pasi të dalë lojtar i lirë nga Barcelona.

Në anën tjetër te gjiganti katalunas ende po shpresojnë se lojtari do ta vazhdoj kontratën, ose të gjejnë një skuadër që paguan tani 15 milionë euro për ta marrë atë. /Telegrafi/