Ilaix Moriba ka arritur marrëveshje personale me skuadrën gjermane RB Leipzig.
Mesfushori i talentuar është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe deri më tani nuk ka rinovuar atë.
Barcelona i ka ofruar kontratë të re talentit, por ai ka refuzuar një gjë të tillë pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruar.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Moriba prej javësh ka një marrëveshje personale me skuadrën gjermane RB Leipzig, ku është pajtuar për të nënshkruar për pesë vite.
Gjithsesi marrëveshja mes palëve është që Moriba t’i bashkohet ekipit gjerman në verën e vitit 2022, pasi të dalë lojtar i lirë nga Barcelona.
Në anën tjetër te gjiganti katalunas ende po shpresojnë se lojtari do ta vazhdoj kontratën, ose të gjejnë një skuadër që paguan tani 15 milionë euro për ta marrë atë. /Telegrafi/
Ilaix Moriba and his agents have an agreement with RB Leipzig since weeks. It’s a five-years contract agreement valid from June 2022. Moriba’s agents still want this deal to go through. 🔴 #RBLeipzig
Barcelona are waiting for proposal to sign Moriba immediatly, as per @Sky_MaxB.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 29, 2021