Telegrafi

‘Mori vendimin më të mirë për të’ – komenti i Bernardos pas largimit të Cancelos nga City

(Foto: Getty)

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, mendon se Joao Cancelo mori vendimit e duhur për t’u larguar drejt Bayern Munichut na janar.

Mbrojtësi i krahut bëri një transferim të papritur te bavarezët në formë huazimi në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, me opsion blerjeje për 70 milionë euro.

Bernardo është pikëlluar për largimin e bashkëkombësit të tij nga Etihad Stadium, por mendon se Cancelo mori vendimin e duhur.

(Foto: Getty)

“Jam i lumtur për të, sepse ishte rruga që ai zgjodhi për të vazhduar i lumtur në jetën e tij. I pikëlluar për skuadrën dhe për mua, sepse nuk do të jem në gjendje të llogaris në të çdo ditë”.

Lexo po ashtu Joao Cancelo prezantohet te Bayerni

“Ai e di se është një person që mua më pëlqen shumë. Por, e ka marrë vendimin më të mirë për të dhe jam vërtet i lumtur për të”, ka deklaruar Silva për Eleven Sports.

Cancelo u largua nga City si pasojë e prishjes së raporteve me trajnerin Pep Guardiola. /Telegrafi/