Telegrafi

Mori pjesë në tubimin e organizuar nga Vladimir Putini – Speedo i jep fund marrëveshjes me medalistin rus

Prodhuesi i rrobave të notuesve “Speedo” i ka dhënë fund marrëveshjes së sponsorizimit me notarin dy herë medalistin e artë olimpik, Evgeny Rylov, pasi rus mori pjesë në një tubim të organizuar nga Vladimir Putin.

Rylov, i cili fitoi medaljen e artë në garat 100 dhe 200 metra shpinë në Lojërat Olimpike të Tokios të vitit të kaluar, ishte në mesin e tetë atletëve kryesorë rusë që u shfaqën në skenë në mitingun në Moskë javën e kaluar, sipas gazetës ruse “Novaya Gazeta”. Tubimi përkujtoi vitin e tetë të aneksimit të Krimesë nga Rusia – i cili konsiderohet i paligjshëm nga qeveria ukrainase dhe nuk njihet në Perëndim.

“Pas pjesëmarrjes së tij në stadiumin Luzhniki në Moskë në fundjavë, “Speedo mund të konfirmoj se ka ndërprerë sponsorizimin e Evgeny Rylov me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë në një deklaratë për CNN.

Lexo po ashtu Mes bombardimeve dhe një udhëtimi 54 orësh - Mykhailo Golod u ndihmua të arratisej nga Ukraina, por jo edhe familja e tij

“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë në mënyrën më të fortë të mundshme dhe solidarizojmë me popullin e Ukrainës, sportistët tanë dhe shokët tanë të skuadrës që janë ndikuar nga konflikti”.

“Si pjesë e këtij vendimi, çdo tarifë e papaguar e sponsorizimit do t’i dhurohet Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)”, shtoi Speedo.

Rylov garoi në Tokio si pjesë e Komitetit Olimpik Rus për shkak të ndalimit të Rusisë nga garat kryesore ndërkombëtare sportive për shkak të mosrespektimit të dopingut.

Sipas fotografive në mediat sociale, Rylov kishte veshur medaljet e tij olimpike në tubim. Ai gjithashtu kishte me vete të stampuar shkronjën ‘Z’ në veshjen e tij – një shkronjë e përdorur nga forcat ruse si një simbol identifikues në automjetet e tyre në Ukrainë pas pushtimit rus të vendit. Disa përkrahës të luftës në Ukrainë kanë shfaqur gjithashtu simbolin.

Në një deklaratë për CNN, Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) – organi qeverisës botëror i notit – tha: “FINA është thellësisht e zhgënjyer për të vënë në dukje raportet në lidhje me paraqitjen e Evgeny Rylov në stadiumin Luzhniki gjatë mitingut të së premtes. Ne po hetojmë më tej këtë çështje”.

FINA është një nga organet e pakta drejtuese sportive që ende lejon atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë si neutralë, pavarësisht rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për një ndalim të plotë.

Lexo po ashtu Tenisti ukrainas e lë reketën për ta rrokur pushkën - Stakhovksy rrëfen situatën e tensionuar nga vija e parë e luftës

Politika e FINA-s, sipas faqes së internetit “insidethegames”, është të rishikojë çdo atlet sipas rastit.

Organi qeverisës ka tërhequr Urdhrin e FINA-s që më parë i ishte dhënë Presidentit Putin në vitin 2014. /Telegrafi/