Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren, i cili i kishte marr para një personi, duke i premtuar se do ta ndihmojë.
Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët thuhet se më 21.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmojë pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim.
“Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/