Telegrafi

I mori 1080 euro për një projekt, arrestohet zyrtari komunal në Shtime

Policia ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar komunal në komunën e Shtimes, pasi që i njëjti në shtator të vitit të kaluar i kishte marrë viktimës 1080 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptare (punonjës komunal), i cili dyshohet se ia ka marrë viktimës mashkull K/Shqiptar 1080€ para rreth një projekti”, njofton policia.

Më vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/