Telegrafi

Morgan Freeman pro-legalizimit të marihuanës

Aktori i njohur i Holliwoodit, Morgan Freeman, është “avokat” i legalizimit të marihuanës, pasi pretendon se ajo është shumë e dobishme për shëndetin.

Freeman, 77 vjeç, është një përdorues i kamotshëm i marihuanës. Fituesi i çmimit Oskar ka pësuar një aksident me makinë shtatë vjet më parë, ku ai pësoi lëndime që ende i shkaktojnë shumë dhimbje. Ai po udhëtonte nëpër Misisipi kur makina e tij “Nissan Maxima” i rrëshqiti nga rruga dhe u përplas disa herë.

Aktori u dërgua në spital me shpatullën e majtë të dalë vendit, krahun dhe bërrylin e dëmtuar, dhe nervat që kërkonin një ndërhyrje urgjente përmes një operacioni i katër-orësh. Freeman ende nuk e ka rifituar përdorimin e plotë të krahut të majtë.

Është pikërisht kjo arsyeja pse ai mbron idenë se marihuana është shumë e dobishme. Ai tregon se ka shumë dhimbje në krah dhe e vetmja gjë që i jep një lehtësim është marihuana. /Shekulli/