Telegrafi

Morena Taraku me veshje të njëjtë si Dua Lipa në fotografinë e fundit

Foto: Dua Lipa-Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke u treguar apo edhe dhënë këshilla ndjekësve të saj më të rregullt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në fotografinë e fundit, modelja nga Peja u shfaq mjaft atraktive ,teksa pozonte para pasqyrës.

E veshur me një triko të bardhë në pjesën e sipërme, e lidhur te pjesa e gjoksit, bëri që Taraku të vë mjaft mirë në pah gjoksin atraktiv.

Por një veshje të tillë të ngjashme shqiptarët duket se kanë pasur rastin ta shohin edhe te një personazh tjetër i njohur, e ajo është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Artistja Lipa në klipin e saj më të fundit “Electricity”, në të cilin u shfaq më seksi se urrë më parë, ka të veshur të njëjtën triko të bardhë në pjesën e sipërme.

Një bluzë e tillë mund të jetë edhe në trend, megjithëse disa nga ndjekësit e Morenës kanë hedhur dyshimin se modelja mund të jetë inspiruar nga Dua për këtë paraqitje. /Telegrafi/