Site icon Telegrafi

Morena Taraku tregon se ka dërguar qindra mesazhe që Stresi ta fitojë Big Brother VIP Kosova

Këtë të premte do të mbahet finalja e madhe e spektaklit, Big Brother VIP Kosova.

Vedat Bajrami, Stresi, Mbresa, Xhuli Nura ose Artan Thaqi – do të jenë fituesi i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.

Fituesi vendoset me votat e publikut përmes SMS, gjersa kjo është java vendimtare për të shprehur mbështetjen për banorin e preferuar.

Në mbështetje të disa prej finalistëve kanë dalë hapur edhe figurat publike.

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka publikuar në InstaStory një varg mesazhesh që ka dërguar për Stresi.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Ajo ka treguar disa herë se ka një raport tejet të afërt me reperin tropojan, të cilin madje ka thënë se e konsideron si vëlla.

Dyshja më parë madje edhe kanë bashkëpunuar në një këngë të titulluar “Ki me bo”, e cila është publikuar në vitin 2015.

Stresi dhe Morena Taraku (Foto: Arkiv)

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka qenë një prej konkurrentëve më të përfolur të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version