Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Morena Taraku, kohëve të fundit ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale.
E duket se krejt kjo ka një arsye pasi bukuroshja kohëve të fundit duket se nuk është aq mirë me shëndet.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka bërë të ditur se është duke marrë trajtim mjekësor në spital.
Në imazhin e ndarë mefansat, ajo ka shfaqur vetëm dorën e saj duke marrë infuzion, ndërsa nuk ka bërë të ditur sëmundjen që e ka kapluar.
Megjithatë, shumë nga ndjekësit i kanë shkruar bukuroshes duke i uruar shërim të shpejt, me shpresën që mund të ketë qenë diçka e vogël.
Morena ndërkohë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një bashkëpunim të ri me reperin Fero. /Telegrafi/