Telegrafi

Morena Taraku thekson linjat në një pozë mbi makinë

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Ajo është kthyer në Shqipëri pas një kohe meqë ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila së fundmi po qëndron në Shqipëri – duke qenë se ka nisur xhirimet e klipit bashkë me reperin Stresi.

Sido që të jetë, zeshkania po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Këtë herë, modelja nga Peja ka pozuar tërheqëse mbi makinë derisa ka vënë në pah linjat trupore me bikini.

“Gati, e pastër, për vozitje”, shkroi 26 vjeçarja – referuar makinës pasi shfaqet duke e pastruar.

Lexo po ashtu Morena Taraku vazhdon të marrë vëmendjen me fotografitë provokuese: Jam vajzë 'e keqe'

Ky postim i Tarakut vjen pas një sërë imazhesh që ndau nga xhirimet e videoklipit të ri.

Përndryshe, “Bad Girl” titullohet kënga e saj e re në duet me Stresin, e cila pritet të jetë ritmike dhe hip-hop. /Telegrafi/