Ajo është kthyer në Shqipëri pas një kohe meqë ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila së fundmi po qëndron në Shqipëri – duke qenë se ka nisur xhirimet e klipit bashkë me reperin Stresi.
Sido që të jetë, zeshkania po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme.
Këtë herë, modelja nga Peja ka pozuar tërheqëse mbi makinë derisa ka vënë në pah linjat trupore me bikini.
“Gati, e pastër, për vozitje”, shkroi 26 vjeçarja – referuar makinës pasi shfaqet duke e pastruar.
Ky postim i Tarakut vjen pas një sërë imazhesh që ndau nga xhirimet e videoklipit të ri.
Përndryshe, “Bad Girl” titullohet kënga e saj e re në duet me Stresin, e cila pritet të jetë ritmike dhe hip-hop. /Telegrafi/