Telegrafi

Morena Taraku sjell së shpejti duet me reperin e huaj, Jalal Oba

Morena Taraku përveç modelingut, po e vazhdon suksesshëm rrugën edhe si këngëtare.

Ajo ka bërë të ditur se është duke punuar rreth këngës së re, të cilën do ta publikojë së shpejti.

Taraku është duke realizuar një duet në bashkëpunim me reperin holandez me prejardhje arabe, i cili quhet Jalal Oba.

Lexo po ashtu Me fotografi nga shtrati, Morena zbulon tatuazhet dhe linjat trupore

Ka qenë ky i fundit, ai i cili ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaq këngëtaren dhe modelen Taraku teksa në një video nga xhirimet e klipit.

Në video, bukuroshja jonë bën me dije në gjuhën angleze se kënga e saj me Jalal do të publikohet së shpejti.

kënga do të jetë në gjuhën angleze, në synim për të kapur tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/