Modelja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është mjaft e komentuar në rrjete sociale.
Kjo fale formave të saj trupore dhe pozave ekstravagante, të cilat ajo u ofron fansave të saj përmes imazheve të ndryshme.
Morena, tash e një kohë po qëndron në Turqi, për të vazhduar karrierën e saj si artiste, ndërsa në këtë kohë është duke u izoluar atje.
Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ajo ka ndarë një fotografi ku duket mjaft bukur teksa ka bërë thirrje ndjekësve të qëndrojnë të qetë gjatë kësaj kohë.
“Qëndroni të sigurt dhe të qetë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Ndryshe, projekti i saj i fundit muzikor titullohet “F**k Your Location” që është shikuar afro gjysmë milioni herë në YouTube. /Telegrafi/