Morena Taraku ka ardhur me një imazh tjetër provokuese në rrjetet sociale.
Ish-Missi dhe këngëtarja postoi gjatë ditës së sotme (15 shkurt) një foto të re për fansat e saj në Instagram, teksa mori vëmendje me linjat joshëse.
Morena shihet plot stil e veshur në një trupore me ngjyrë të zezë, të cilën e përshtati me këpuca me taka të larta të tejdukshme.
Pamja e saj u kompletuar me makijazh të lehtë ndërsa flokë e gjata i la të lira mbi supe në formë valëzimi.
Brenda pak minutave, foto mori mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që Morena prej vitesh është zhvendosur në Stamboll atje ku ndër tjera është fokusuar edhe në biznes.
Ndërsa, ka kohë që ka paralajmërua një bashkëpunim me reperin dhe mikun e saj, Stresin.
Projekti I fundit muzikor i saj është “Money”, një bashkëpunim me reperin nga Gjilani, Fero. /Telegrafi/