Morena Taraku është gjithmonë në qendër të vëmendjen, sidomos me ekspozimin e linjave të saj.
Bukuroshja shqiptare ndiqe nga më shumë se një milion persona në Instagram, e për të cilët sjell vazhdimisht poza që nxisin dhe nuk lënë shumë vend për imagjinatë.
Me linja të përkryera, që ajo iu kushton rëndësi të madhe me ushtrime intensive në palestër, Morena u shfaq edhe këtë herë tërheqëse.
Me disa fotografi që postoi në InstaStory, 28-vjeçarja solli disa nga paraqitjet e saj më joshëse që ka bërë së fundi.
Modelja dhe këngëtarja, shihet e veshur me fustane të ndryshëm, e që padyshim në fokus ishte theksimi i formave të saj trupore.
Ndryshe, kujtojmë që këngëtarja ka kohë që jeton në Stamboll atje ku po e zhvillon aktivitetin e saj, ndërsa kohë më parë reperi nga Shqipëria, Stresi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një me Morenën, me të cilën ka bashkëpunuar edhe më herët. /Telegrafi/