Modelja dhe njëherësh këngëtarja, Morena Taraku, njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale duke ndarë me fansat më të rejat nga jeta e saj profesione, përfshirë edhe atë personale.
Por, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare është shfaqur nga dhoma e saj e veshmbathjeve.
Duke pozuar para pasqyrës, mbrapa saj dukeshin një sërë lloje të veshmbathjeve e po ashtu edhe aksesorë.
“Brenda botës sime”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Sa i përket dukjes së saj në këtë postim, ajo ka vendosur të vesh pantallona të gjata dhe një bluzë të thjeshtë e të bardhë.
Sidoqoftë kësaj, Morena ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë në treg këngën e re, në bashkëpunim me reperin Stresi. /Telegrafi/