Ajo është ndër personazhet e estradës shqiptare që përflitet më së shumti në faqet rozë.
Bëhet fjalë për këngëtaren dhe njëherësh modelen, Morena Taraku, lëvizjet e së cilës marrin interes mediatik.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me dukjen.
Ajo shfaqet nga tushi, teksa flokët i shihen të lagura ndërsa vlen të përmendet se shfaqet edhe natyrale.
Në po të njëjtin imazh ajo mori komente të ndryshme, ku shumica e ndjekësve e vlerësuan paraqitjen e saj.
Sidoqoftë, ditë më parë ajo ka lansuar këngën “Bad Girl” në bashkëpunim me reperin Stresi. /Telegrafi/