Morena Taraku është një prej personazheve publike që komentohet vazhdimisht, e sidomos për paraqitjet e saj provokues, linjat trupore dhe stilin e veshjes.
Edhe këtë herë, bukuroshja nga Peja nuk ka kaluar pa marr vëmendje me një imazh të postuar për mbi një milion fansat e saj në Instagram.
Këngëtarja dhe modelja erdhi atraktive e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë të kombinuara me taka të larta me po të njëjtën ngjyrë.
Morena theksoj këmbët dhe tatuazhet e veçanta që ka në trup, ndërsa dukej në formë të mrekullueshme.
28-vjeçarja është mjaft e përkushtuar ndaj formave fizike, këtë e dëshmon me postime të shumta nga palestra.
Ndryshe, edhe pse jo shumë aktive në muzikë, projekti i saj i fundit është bashkëpunim me reperin, Fero, “Money”, që ka arritur 1.4 milion klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/