Modelja dhë njëherësh këngëtarja, Morena Taraku, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara në estradën shqiptare.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Morena është shfaqur në të zeza teksa ka marrë poza në rrugët e Turqisë.
Flokët kësaj radhe ajo i ka kapur lartë, ndërsa për aksesorë bukuroshja ka vendosur të mbajë një palë syze me përmasa të mëdha.
Po ashtu gjatë ditës së sotme (e martë), bukuroshja ka ndarë një video, ku shihet duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së Butrint Imerit.
“Kënga ime e preferuar, shikojeni shokun tim të bukur, Butrint Imeri”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, “F**k Your Location” mbetet projekti i fundit nga Morena që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/